Showbiz

Enca dhe Noizy bëjnë paqe pas 4 vitesh, këngëtarja habit me veprimin e fundit

Para pesë vitesh, Enca Haxhia dhe Noizy publiku

Para pesë vitesh, Enca Haxhia dhe Noizy publikuan duetin e tyre me titull “Bow Down”, i cili u kthye menjëherë në hit. Pas këngës, shumë herë qarkulluan thashetheme se dy artistët  nuk flasin me njëri-tjetrin.



Ndërsa sot “Bow Down” feston 5-vjetorin e lancimit dhe ka qenë Enca që e ka kujtuar, duke postuar një pjesë nga kënga në Instagram, ndërsa ka etiketuar artistin në video. Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.

“5 vjet nga Bow Down sot”, shkruan ajo.