Detaje të reja dalin në dritë nga vetëvrasja e 16-vjeçarit në fshatin Verri të Fierit. Adoleshenti u gjet sot pasdite rreth orës 16:30 i varur në kasolle. Ndërsa hetimet për të zbardhur ngjarjen po vijojnë, kanë folur për mediat banorët e zonës të cilët e njihnin familjen.
Ata thonë se familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. I ati i viktimës merrte kemp. Komshijtë thonë se 16-vjeçari dëshironte të linte shkollën dhe të emigronte jashtë shtetit, por familja nuk e lejonte.
Gjergji Tashi mund të ketë përjetuar stres dhe gjendje të rënduar psikologjike. Kjo mendohet të jetë arsyeja që e ka çuar adoleshentin të kryejë vetëvrasje.
Lexo edhe: Tragjike në Fier, adoleshenti var veten në kasolle
Etiketa: donte te emigronte, Fier, u vetevar