Lajme

Emri i veçantë, Ledri Vula publikon foton e parë të vajzës

2 ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha mirëpr

2 ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë.

Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një fotografie nga spitali, në të cilën shihej duke i kapur dorën mamit Sara.

Ndërkohë ditën e sotme fansat e dyshes zbuluan se Ledri dhe Sara e kishin pagëzuar vajzën me emrin Poem Blu dhe këtë gjë sapo e ka konfirmuar Ledri me foton e parë të saj.

Reperi ka postuar në Instagram foton e parë të vajzës, në të cilën e vogla shihet duke i shtrënguar gishtin me duar.

Poem Blu”, ka shkruar Ledri përkrah imazhit më të ëmbël që kemi parë.

Menjëherë pas postimit kanë vërshuar komentet e urimit nga miqtë e tij më të afërt dhe fansat, që e kanë pritur me padurim këtë postim.


Etiketa: , , ,