Showbiz

Emri i Taynës shfaqet në urën e Bosforit, kush fshihet pas kësaj befasie?

Tayna pranoi befasinë më të bukur në Stamboll.

 

Rep-artistja Tayna këto ditë po i shijon në maksimum pushimet në Turqi.

Artistja, nga atje nuk ka harruar të ndajë me ndjekësit fotografi e video të shumta, teksa tregon se si po kalon atje.

Me videon e fundit, Tayna tregon se si emri i saj u shfaq në urën e Bosforit, bashkë me disa fjalë për reperen.

“Sinonim i femrave rebele, Tayna. Guximi per “çmenduri” Tayna”, ishin fjalët që u paraqitën në urën e famshme.

 

“Çfarë surprize”, ka shkruar Tayna e emocionuar, por nuk preferoi të tregonte se kush ia bëri atë befasi.

Kujtojmë se “Moona”, titullohet projekti i fundit muzikor nga Tayna, në bashkëpunim me L’Algerinon.