Showbiz

Emi i Jonidës dhe Besnikut feston 1-vjetorin dhe veç ta shihni sa yll është bërë

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër p

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor të vitit të shkuar. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Emi.



Sot është bërë një vit nga lindja e vogëlushes dhe Jonida i ka dedikuar fjalët më të ëmbla. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto të saj, duke shkruar se jeton vetëm për të.

“Si sot para 1 viti, ne 12.04 te pashe futyren per here te pare, te degjova zerin dhe te ndjeva aromen. Qe nga ky sekond e perjete jeton mama vetem per ty Emushe! Zoti te bekofte gjithe jeten per kete lumturi te papershkrueshme qe i ke dhene mamit dhe babit”, ka shkruar aktorja krahas fotove të Emit, e cila duket yll, me sytë plot jetë e qerpikët e gjatë.

Kujtojmë se Jonida është një nga protagonistet e serialit “H.O.T”, i cili do të transmetohet në vjeshtë në ekran. “H.O.T” ose “Humans of Tirana” është seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin dhe me autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.