24 orë+ Lajme

Eman Rrahmani: Në vend që të mburremi me identitetin fetar, ndjehemi inferiorë ndaj evropianëve dhe amerikanëve

I ftuar në emisionin “Pa maskë”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka reaguar ndaj veprimeve të ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. Sipas tij, në Kosovë ekziston një lloj islamofobie, njofton 24-ore.info

“Ekziston një lloj islamofobie në Kosovë, ku nëse je praktikues i ndonjë feje, nuk duhesh ta shprehësh, ta paraqesësh. Edhe nëse të gjitha veprat i ke në rregull, në momentin që e ke edhe këtë anën fetare, ti nuk duhesh të ekspozohesh, të publikohesh”, ka deklaruar deputeti Rrahmani.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas tij, veçnërisht njerëzit të cilët janë në pushtet mundohen të paraqiten ndryshe nga ajo që janë.

“Sidomos tek pushtetarët ekziston kjo, servilizmi dhe jo vetëm në aspektin fetar, por edhe në aspekte tjera ne shohim se ka servilizim edhe ndaj palës tjetër ku paraqitemi dhe mundohemi të jemi krejt ndryshe”, ka deklaruar Rrahmani, sipas të cilit nuk duhet të ndjehemi inferiorë pse në Kosovë jemi shumicë të përkatësisë të besimit islam.

Sipas tij, shpesheherë ndodh që nga ndjenja e inferioriteti veçanërisht ndaj evropianëve dhe amerikanëve, në vend se të mburremi me tolerancën ndërfetare në Kosovë, përpiqemi të paraqitemi ndryshe nga ajo që jemi./24-ore.info