Eliza Dushku pritet të bëhet nënë për herë të dytë. E këgtë lajm ajo e ka ruajtur të fshehtë për muaj me radhë. Aktorja me origjinë shqiptare ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se po pret fëmijën e saj të dytë duke postuar dhe një foto me barkun e rrumbullakosur.
Nga foto shihet qartë se Eliza është në muajt e fundit të shtatzënisë, por gjininë ende nuk e ka zbuluar.
Aktorja u bë nënë për herë të parë në vitin 2019 me ardhjen në jetë të djalit Philip Bourne, nga martesa me biznesmenin Peter Pandijan.