Lajme

Elbasan/ Tentoi të përdhunojë të renë, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi tentoi të përdhunojë një vajzë 14 vjet më të vogël se ai.

Ajo ka mundur të shpëtojë nga akti i dhunshëm seksual dhe është bërë i mundur arrestimi i autorit i cili akuzohet për “marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, shtetasin O. C., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ky person tha policia, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçare.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,