Shqipëri

Elbasan, RENEA vret 71-vjeçarin i cili qëlloi në drejtim të Policisë

Një 71-vjeçar është ekzekutuar nga Policia pas

Një 71-vjeçar është ekzekutuar nga Policia pasi ishte ngujuar në shtëpinë e tij prej disa orësh, duke qëlluar edhe ndaj Policisë.

Policia kishte shkuar në banesën e viktimës, Lefter Zhidru, gjatë ditës, pasi kishte marrë informacione për probleme mes tij dhe bashkëshortes në banesën e tyre në lagjen 11 Nëntori.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në momentin e mbërritjes së Policisë, Zhidru kishte nisur të qëllonte në drejtim të efektivëve me kallashnikov, tha Policia. Autoritetet thanë se si pasojë e të shtënave ishin plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, dy kalimtarë, të moshës 21 dhe 22 vjeç. /A2CNN/