Lajme

Elbasan/ Basha: Qeveria dështoi, vrau shpresën e të rinjve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur nga Elbasan

Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur nga Elbasani turin e bashkëbisedimit me të rinjtë të quajtur “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Lideri i opozitës tha se qeveria dështoi me rininë, duke bërë që sot mijëra të rinj të mosshohin të ardhme në vendin e tyre, por të zgjedhin rrugën e emigracionit.

“Rinia është ajo që i kanë hequr të parës vëmendjen qeveritarët e sotëm. Dështimi numër një i kësaj qeverie, është dështimi me rininë. Jo për faj të rinisë por për shkak se kjo qeveri ka vrarë shpresen”, u shpreh Basha.

“Plaga më e madhe e emigracionit është se po prek kryesisht rininë. Emigracioni është një problem i tmerrshëm ekonomik. Humbja potenciale e mundshme nga emigracioni është 559 milion euro. Sa shumë gjëra të mira mund të ishin bërë me 559 milion euro për vendin e sidomos për rininë”, shtoi kreu demokrat.

Lulzim Basha premtoi duke thënë se “zotimi im numër 1 dhe i PD është kthimi i shpresës”.

Vijon…


Etiketa: , , , ,