Showbiz

Ekzekutimi i Mehmet Qemës, reagon Stresi: Vijmë shpejt…

Reperi i njohur, Stresi ka reaguar për vrasjen

Reperi i njohur, Stresi ka reaguar për vrasjen e Mehmet Qemës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.



Siç duket, reperi ka pasur një miqësi me viktimën dhe është shfaqur i prekur nga humbja e tij teksa ka postuar një foto në rrjetet sociale.

Në përshkrimin e fotos që ka publikuar me të ndjeri , Stresi shkruan: “Vij shpejt, meek meek, unë me dy G, ik ik,”

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘5 Maj’ në kryeqytet. Viktima ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë. Por teksa autori, bënte prova duke mbushuar armën, ka qëlluar pa dashje në drejtim të shokut të tij, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.