Lajme

Ekstradohet nga Franca dibrani, tentoi të vrasë një vit më parë

Një 20-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërk

Një 20-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, K.F., lindur në Peshkopi/Dibër, është ekstraduar pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi

Ekstradohet nga Franca një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar për “Vrasje me paramendim”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

– K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit A.M ., dhe A.A., ku mbeti i plagosur rëndë shtetasi A.M.

Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë, dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes specialistëve të Interpol Tirana me Policinë Franceze.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë.

Specialistët për hetimine Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


Etiketa: