Kult

Ekspozitë protestuese në Gjakovë, shpalosen fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë në luftë

“112 Dhimbje dhe Krenari” është ekspozita përm

“112 Dhimbje dhe Krenari” është ekspozita përmes secilës do të protestohet për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë, përcjell KultPlus.

Kjo ekspozitë është e organizuar nga Shoqata ‘Krimet e Luftës Gjakova 98-99’, derisa aty do shfaqen 112 foto të fëmijëve të vrarë në Komunën e Gjakovës, gjatë luftës së fundin në Kosovë 98-99.

“Janë momente qoftë dhe të fundit, për të gjithë ata të cilët votuan dhe gabuan, për të ndërtuar një Gjykatë Speciale mbi gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve, mbi gjymtyrët dhe bekimin e luftës së Invalidëve e Veteranëve, mbi mundin dhe sakrificën e çdo qytetari që humbën më të dashurit e tyre, ku ky gabim i nënshkrimit dhe vulosjes së realizimit të punës së njëanshme të Gjykatës Speciale, po sjellë dëshmi të rrejshme, e themeluar dhe iniciuar për të mohuar luftën e lavdishme të popullit shqiptar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ekspozita do të hapet të mërkurën më datë 07 tetor dhe do të qëndroj e hapur deri më 10 tetor, në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë. / KultPlus.com

The post Ekspozitë protestuese në Gjakovë, shpalosen fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë në luftë appeared first on KultPlus.