24 orë+ Lajme

Ekskluzive: Lutfi Haziri dhe Lumir Abdigjiku dy kandidatët për kryetar të LDK-së

Pas largimit të Isa Mustafës nga udhëheqja e LDK-së, organet e kësaj partie kanë filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme. Kryetari i ri pritet të zgjidhet me 14 mars. Portali 24-ore.info nga burime të mirëinformuara mëson se kandidaturat deri më tani i kanë shpallur dy kandidatë, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdigjiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që sivjet t’i zgjedhë organet e reja partiake, përfshirë edhe kryetarin, Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm.

Sipas statutit të LDK-së, kryetari i ri duhej të zgjidhej në një periudhë brenda 60 ditësh pas dorëheqjes së Isa Mustafës./24-ore.info