Lajme

Ekonomia e Kinës rritet për 18.3% pavarësisht dëmeve nga pandemia

Pavarësisht pandemisë COVID-19, ekonomia e Kinë

Pavarësisht pandemisë COVID-19, ekonomia e Kinës u rrit me një rekord prej 18.3% në tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton  Insajderi.

Kjo rritje e ekonomisë parashihet se është më e madhja në prodhimin e brendshëm bruto që kur Kina filloi të mbante shënime tremujore në vitin 1992.

Shifrat zyrtare pritet të dalin të premten, me një sondazh të ekspertëve të ekonomisë që parashikojnë rritje prej 19%.

Ndërkohë, shifrat zyrtare pritet të shtrembërojnë numrin, pasi krahasohen me tkurrjen e madhe ekonomike të vitit të kaluar raporton BBC.

Disa analistë parashikuan që një numër sektorësh do të ngadalësohen, ndërsa mbështetja fiskale dhe monetare e qeverisë zvogëlohet.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës u tkurr me 6.8% për shkak të bllokimeve në të gjithë vendin në kulmin e shpërthimit të COVID-19./Insajderi.com