Lajme

Ekipi dhe a do rikthehen të larguarit, ja si përgjigjet Basha

Pyetja që bën shumëkush për PD dhe për Lul

Pyetja që bën shumëkush për PD dhe për Lulzim Bashën është se, kush është ekipi. Dhe kësaj pyetje, kreu i opozitës, në intervistën për Mapo, i përgjigjet në këtë mënyrë.

“Partia Demokratike ka kapacitete njerëzore dhe intelektuale për të ndërtuar më shumë se një ekip qeverisës. Une jam krenar që drejtoj një parti që ka kaq shumë kapacitete si PD. Ekipi im janë demokratët në të gjithë vendin, janë njerëzit e ndershëm që e duan vendin e tyre, janë qytetarët që duan të japin kontributin e tyre për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa. Ekipi im nuk do jenë kurrë hajdutët, të korruptuarit dhe kriminelët. Por djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, të mirëshkolluar dhe me integritet, që qeverisjen e shohin si shërbim ndaj njerëzve të zakonshëm dhe jo si mundësi për tu pasuruar vetë në mënyrë të paligjshme apo për të pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të interesit tëqytetarëve. Unë ju garantoj që në qeverisjen e vendit do të jetë një ekip perëndimor që do bëjë ndryshimin e madh dhe rrënjësor të qeverisjes, nje qeverisje të njerëzve dhe për njerëzit”.

Ndërsa lidhur me të larguarit nga PD dhe planin për rikthimin e tyre, Basha thotë se ai është në konktakt të vazhdueshëm me ta, dhe se të gjithë janë pjesë e partisë dhe kanë edhe përgjegjësi ndaj demokratëve.

“PD ka qenë dhe do të mbetet një parti e hapur, ku cilido që dëshiron të japë kontribut, do t’i mundësohet kjo. Unë nuk kam larguar dhe nuk do të largoj kurrë nga PD asnjë demokrat, asnjë kontributor. Secili prej tyre është aksioner në këtë parti dhe ka përgjegjësi përpara demokratëve të tjerë për të kontribuar në suksesin e Partisë Demokratike. Kam komunikim të vazhdueshëm me themelues të PartisëDemokratike, me ish-drejtues apo ish-deputetë, që vazhdojnë të kontribuojnë në parti përmes këshillave dhe aktivitetit të tyre. Përfitoj nga eksperienca e tyre e çmuar për të bërë të mundur sa më shpejt ndryshimin që e dëshiron çdo shqiptar. Partisë Demokratike po i bashkohen cdo ditë të rinj e të reja të shkolluar brenda dhe jashtë vendit në universitetet më të mira te botës, po i bashkohen me një entuziazëm prekës gjimnazistë që duan të kontribuojnë në ndryshimin e madh që e pret vendin. Në PD kontribuesit më të medhenj janë dhe qëndrestarët e palëkundur dhe idealistë, të cilëve u kemi nje borxh të madh mirënjohje”.

/Mapo.al


Etiketa: , , , , ,