Sport

Ekipet shqiptare në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut shënojnë fitore

Shkëndija e Tetovës vazhdon e qetë drejt titull

Shkëndija e Tetovës vazhdon e qetë drejt titullit kampion, teksa ditën e sotme ka korrur një tjetër fitore, njofton Insajderi.

Të besuarit e Ernest Gjokës, kanë mposhtur me rezultatin 0-3, Bellasicën në transfertë. Ishte Rubin Hebaj, i cili realizoi golin e parë për Shkëndijën në minutën e 26-të, ndërsa Nafiu dyfishoi shifrat në minutën e 41-të. Kramer Qaka vulosi gjithçka në të 54-tën minutë, duke shënuar edhe të tretin.

Me këtë fitore Shkëndija shkon në kuotën e 65 pikëve, 13 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë. Këta të fundit mposhtën minimalisht Borecin si mysafir. Struga ka triumfuar 3-0 ndaj Pelisterit, ndërsa Renova ka shënuar fitore ditën e djeshme me shifrat 2:1 ndaj Sileksit.

REZULTATET:

Belasica- Shkëndija 0-3

Akademija Pandev-Vardar 3-0

Borec-Shkupi 0-1

Rabotnicki-Makedoniaj GP 2-2

Struga-Pelister 3-0

/Insajderi.com