Shëndetësi

Efektet pozitive dhe negative/ Çfarë i ndodh trupit kur hani ushqim pikant?

Disa pjata janë aq pikante, saqë kuzhinierët du

Disa pjata janë aq pikante, saqë kuzhinierët duhet të mbajnë një maskë gazi gjatë gatimit për të mbrojtur sytë nga djegia. Konsumimi i ushqimit pikat ka një ndikim të pamohueshëm në të gjithë trupin, por jo të gjithë janë të vetëdijshëm efektet pozitive dhe negative me të cilat përballen.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Mund të humbni peshë.

Të konsumoni ushqim pikant është një mënyrë e thjeshtë për të larguar kilogramët e tepërt. Asgjë nuk mund t’i zëvendësojë ushtrimet dhe një dietë të shëndetshme, por kapsinoidet që gjenden tek specat nuk ju bëjnë dëm pasi ndikojnë në eliminimin e dhjamit në trup.

Toleranca ndaj dhimbjes do të rritet.

Mund të duket e pabesueshme, pasi vetë konsumimi i ushqimit pikant mund të jetë “i dhimbshëm” për disa njerëz. Por, ekspertët thonë se kapsaicina mund të synojë një substancë të veçantë në trurin tonë që është përgjegjëse për ndjenjat e dhimbshme dhe në këtë mënyrë “mashtron” trurin duke injoruar dhimbjen.

Përmirëson sistemin imunitar.

Ndërsa shijoni ushqim pikat, trupi juaj pasurohet me antioksidantë. Është veçanërisht e dobishme gjatë sezonit të gripit, pasi antioksidantët mbrojnë nga mikrobet sulmojnë trupin. Prandaj, është e nevojshme të gatuani gjëra pikante për ta mbajtur imunitetin e fortë.

Rriten shanset për të jetuar më gjatë.

Një studim tregoi se ata që konsumonin ushqime pikante 6-7 ditë të javës kishin një normë vdekshmërie 14% më të ulët.

Konsumi juaj i sheqerit do të ulet.

Dihet që sheqeri është nuk është i dobishëm për shëndetin, pasi ulja e sasis së tij nuk është e lehtë. Ekspertët thonë se shtimi i pjatave pikante në menunë tuaj herë pas here mund t’ju ndihmojë për të luftuar dëshirën për sheqer.

Por përpos efekteve pozitive, konsumimi i ushqimeve pikante ka një sërë efektesh negative.

Mund të shkaktojë një reaksion alergjik.

Shumë njerëz përjetojnë ënjte dhe kruajtje në mëngjes pasi kanë ngrënë një darkë pikante. Kjo ndodh pasi specat mund t’ju shkaktojnë alergji. Për disa njerëz, ky reagim është vetëm reagimi natyror i trupit ndaj erëzave.

Mund të përkeqësojë problemet e stomakut.

Nëse keni një stomak të ndjeshëm, të hani ushqim pikant nuk është një ide e mirë. Së pari, mund t’ju ​​shkaktojë diarre ose gastrit të përkohshëm. Kjo për shkak se edhe pse kapsaicina, e cila ka efekte pozitive në trup, në përgjithësi mund të jetë dhe irrituese.

Mund të shkaktojë urthin.

Erëzat djegëse përfshijnë një kombinim të acideve dhe kur konsumonu shumë prej tyre, muret e stomakut fillojnë të digjen. Për pasojë gjendje mund të përkeqësohet dhe të bëhet kronike. Nëse tashmë po përjetoni urth, provoni të pini qumësht, ose konsumoni pak akullore.