Showbiz

Edicioni i 71 i Sanremos, Ermal Meta merr vendin e 3

Këngëtari shqiptar Ermal Meta zuri vendin e tre

Këngëtari shqiptar Ermal Meta zuri vendin e tretë në edicionin e 71 të Sanremos me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’ e cila u prit mjaft mirë nga publiku.





Grupi i rrokut Maneskin janë shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremo. Ndërsa pas tij u renditën Francesca Michielin & Fedez, në vendin e dytë.

Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit në 2018 i shoqëruar me Fabrizio Moro, i cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra.