Sport

Edhe kështu, edhe ashtu… Futbolli shqiptar kërkon zgjidhje, Fidel Ylli e kthen në “komedi”

Situata e pazakontë dhe e paprecedentë në Shqip

Situata e pazakontë dhe e paprecedentë në Shqipëri në lidhje me futbollin vazhdon të jetë në rend të ditës! Topi ka ngrirë në Superkupën e zhvilluar në datën 31 gusht, mes Tiranës dhe Teutës.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Pritej që në mesin e shtatorit të niste kampionati, por që kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Liga Profesioniste e Futbollit, e përbërë nga presidentët e klubeve të Superiores, kërkon që qeveria të zbatojë katër pikat ose të paktën të mbajë premtimet e bëra nga kryeministri Rama kur në tavolinën e përbashkët u fol për zhvillimin e sportit nëpërmjet lehtësimeve fiskale (Ligji për Sportin).

Gjithçka po zvarritet dhe ekipet në vend që të luajnë në kampionat, janë duke bërë vetëm miqësore. Futbollistët po e vuajnë edhe më shumë.

E gjitha kjo kur negociatori i qeverisë me klubet e futbollit, Fidel Ylli, ai që pretendohet t’i japë zgjidhje ngërçit është shfaqur shumë kontradiktor në daljet e fundit televizive.

Në një video që po bëhet virale oret e fundit brenda një interviste televizive ai në mënyrë paradoksale përgenjështron veten në disa raste duke u shfaqur i paqartë dhe konfuz.

Eshtë e çuditshme se si njeriu që nga qeveria shihet si çelësi për të zhbllokuar situatën nuk është i vërtetë me veten e tij dhe harron se çfarë thotë brenda pak minutash dhe kundërshton veten.

NDIQNI VIDEON…