Anëtari i KQZ-së Denar Biba, ka reaguar për betimin që Arta Vorpsi ka bërë tek noterja. Biba është habitur nga veprimi i Vorpsit dhe thotë se është një shfaqje e njëanshme e vullnetit të saj.
Reagimi i Denar Bibës
Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana.
Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!
Etiketa: Arta Vorpsi, Denar Biba