Lajme

Edhe avokatët e Veselit, Selimit e Krasniqit, kundër propozimit të Prokurorisë për afatin kohor

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kundw

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kundwrshtuar ashpwr propozimin e Prokurorisw sw Specializuarm qw gjykimi nw rastin e ish-krerwve tw UÇK-sw tw nis nw verwn e vitit 2021, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se është i çuditur dhe tronditur nga ky propozim i Prokurorisë, duke shtuar se mbrojtja duhet tw ketw kohw tw mjaftueshme pwr tw pwrgatitur mbrojtjen pasi tw ketw marrw akuzat.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Së pari, sa i përket afateve kohore të detyrimeve të prokurorisë gjatë fazës paraprake dhe hetimeve të mbrojtjes. Sigurisht që testi për këtë mjaftueshmëria e kohës dhe mjeteve që i ofrohen të akuzuarve të përgatisin mbrojtjen. Nuk ka afat të caktuar kohor, por duke përdorur si udhëzuar si udhëzues themelor që duhet të ketë barazi mes prokurorisë dhe mbrojtjes. Mbrojtja duhet të ketë kohë dhe mjete të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen pasi të ketë marrë akuzat. U çuditëm dhe u zhgënjyem që prokuroria sygjeron që gjyqi mund të fillojë pak kohë pasi që të nxirren dokumentet e para. U çuditëm që avokatja e prokurorisë po mundohet të justifikojë që të akuzuarit i dijnë akzuat ndaj tyre. Ky është një pozicion i jashtëzakonshëm që ndërmerr prokuroria”, tha ai.

“Ky është një indikacion se sa të sinqertë janë prokuroria në qasjen e tyre. Bazuar në përvojat e gjykimeve në Tribunalet Ndërkombëtare, Aktakuza e prokurorisë është ndërtuar me arrna. Janë bashkuar disa akuza nëpër zona të ndryshme të Kosovës, janë përmendur disa emra të ndryshëm. Disa tjerë që kanë pretenduar që kanë qenë pjesë e UÇK-së kanë sajuar disa gjëra. Kjo na ka treguar se mund të ketë prova false që janë paraqitur nga Prokuroria. Ndoshta ajo nuk e di që kanë qenë false, mirëpo ne duhet të bëjmë një ekzaminim forenzik. Që të dëgjojmë nga prokurorja që mbrojtja i di akuzat, kjo është tronditëse. Neve do të na duhen 18 muaj minimum hetime. Ky nuk është vlerësim i nxjerrur nga mendja jonë, por është nga gjyqet e mëparshme ndaj UÇK-së, që ishin shumë më të ngushta në fushëveprimin e tyre”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Prokuroria ka pasur pesë vjet kohë që të kryej hetime, ndërkaq që duke pasur parasysh këtë, gjykatësi duhet ta balancojë çështjen.

“Prokuroria ka pasur pesë vjet që t’i hetojë këto çështje dhe burime të pakufizuara. Gjykatësi këtu duhet të vendos balancën. Gjyqi nuk ka si të fillojë para qershorit të vitit 2022, madje kjo është periudha më e hershme, dhe nuk mendoj që as atëherë mund të nis”, tha ai.

“Në emër të zotit Veselit dua të paraqes disa çështje që e përjashtojnë përgjegjësinë penale: Së pari ata thonë që nuk ka nevojë për hetime, ndërsa ne themi që është hetimi shumë i rëndësishëm. Në qoftë se prokuroria është në gjendje të provojë kryerjen e krimeve të atyre që ishin anëtarë të UÇK-së, akumilimi i tyre nuk përben ndërmarrje të përbashkët kriminale. Dhe nuk ka baza të tjera ligjore për ta çuar zotin Veseli si përgjegjës për akte kriminale të të tjerëve”, tha Emmerson.

Këtë e ka kundërshtuar edhe avokati i Rexhep Selimit, David Young,  i cili tha se afatet kohore të propozuara nga prokuroria janë absulotisht të papranueshme

Yang. “Jam dakord me z.Hooper dhe z.Emerson. Shkurtimisht, parashtrimet e prokurorisë janë absurde. Afatet kohore të propozuara nga prokuroria janë absulotisht të papranueshme, duhet të bëjmë hetime të thelluara dhe duhet të ketë një kalendar të arsyeshëm”, ka thënë ai.

Propozimin e ka kundërshtuar edhe avokatja Malajziane e Jakup Krasniqit.

“Nuk jemi fare dakord me parashkrimet të prokurorisë. Jam dakod me parashkrimet e avokatëve, kolegëve të mij. Lidhur me përgatitjen e çështjes ne na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme, përshtatshme dhe adekuate duke marrë parasysh edhe situatën me COVID-19”, ka thënë ajo. /Insajderi.com