Showbiz

E tmerrshme! Shau Aleks Vishën në TikTok, rrihet keq “Kebja” në mes të rrugës (VIDEO)

Personazhi i njohur i rrjetit social Tik Tok,

Personazhi i njohur i rrjetit social Tik Tok, “Kebe” është rrahur keq nga dy persona mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme të JOQ Albania, “Kebja” goditet me grushte dhe shkelma nga dy të rinjtë dhe pasi iu shpëton nga duart, ikën me vrap.



Siç dëgjohet dhe në video që po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshohet se “Kebe” është rrahur pasi ka ofenduar në rrjetet sociale, Aleks Vishën, i cili jeton në Angli dhe po ashtu është personazh i njohur në TikTok.

Mësohet se sherri ka ndodhur në zonën e Farkës. Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se ka proceduar shtetasit: D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët akuzohen për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Vlen të theksohet fakti se  “Kebe” njihet si problematik në rrjetet sociale, pasi edhe më parë është dhunuar për shkak të ofendimeve dhe “diss-eve” që bën në rrjetet sociale.