Shëndetësi

E tmerrshme! Identifikohet një rast i kolerës në Spanjë, për herë të parë që nga 1979

Spanja ka zbuluar rastin e parë të kolerës në

Spanja ka zbuluar rastin e parë të kolerës në më shumë se katër dekada, thonë autoritetet rajonale shëndetësore, megjithëse personi i infektuar tashmë është shëruar dhe asnjë rast tjetër nuk është raportuar ndërkohë.



Një paciente u shtrua në spital privat në Madrid dhe doli më vonë pas trajtimit, tha një zëdhënës i autiritetit shëndetësor, pa dhënë datat e shtrimit në spital apo detaje të tjera.

Ajo ishte infektuar pasi kishte pirë ujë nga një pronë në Toledo, 75 km në jug të kryeqytetit në rajonin e Castilla La Mancha dhe prona që atëherë është mbyllur për arsye sigurie, sipas zyrtarëve shëndetësorë në atë rajon.

Kolera është një infeksion akut diarreal i shkaktuar nga bakteri Vibrio cholerae dhe mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet.

Përhapet kryesisht nga ushqimi dhe uji i kontaminuar. Shpërthimi i fundit i madh i kolerës në Spanjë ishte në vitin 1979 kur 267 raste u raportuan kryesisht në Barcelonë dhe Malaga.