Lajme

E rëndë/ Aksidenti fatal i merr jetën shqiptarit në Greqi (EMRI)

Ka qenë fatal për një shtetas shqiptar aksid

Ka qenë fatal për një shtetas shqiptar aksidenti i ndodhur në aksin që lidh Korinthin me Qiaton në Greqi. Sipas policisë greke, aksidenti ndodhi në kohën që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe pasi u përplas me murin, bëri disa bato dhe përfundoi në bregun e detit.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga llamarinat, trupin e pa jetë të Jani Beqiris, i datëlindjes 1980.

Trupi i tij u dërgua në morgun e Korinthit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e emigrantit shqiptar, banor i Korinthit.


Etiketa: , ,