Showbiz

E pranoi para të gjithëve/ Pjesë e fiksimit të Adrolës është edhe Capital T

Adrola Dushi ishte e ftuar në “Pushime On Top”,

Adrola Dushi ishte e ftuar në “Pushime On Top”, ku rrëfeu si asnjëherë më parë aspekte të ndryshme nga jeta e saj. Ish-missi foli për divorcin, Mirditën, partnerin ideal e më shumë.



Në një moment, ajo tregoi edhe ‘fiksimin’ e saj të kohëve të fundit që ka të bëjë me Capital T.Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij muzikor me Kiddën, “Magji”.E pyetur nga moderatori në lidhje me këngën e saj të preferuar modelja u përgjigj:

“Për momentin, oh si me magji, oh si me magji. Ej këndoj bukur apo jo?”

“Këndon?” e ka pyetur prezantuesi Flori Gjini.

“Do bëhem këngëtare në të ardhmen”, i është kthyer me shaka Adrola, ndërkohë që shton se nuk ka lidhje ne këngën.

Adrola dhe Capital T janë përfolur gjatë për një lidhje mes tyre, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar megjithëse shumë detaje në rrjete sociale kanë shtuar dyshimet.