Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është identifikuar si Emilijan Toma. Mësohet se 32-vjeçari është aksidentuar teksa kalonte rrugën. Raportimet për media tregojnë se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet e komisariatit për verpime të mëtejshme. Grupi Hetimor dhe Policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit./MAPO.AL/
Etiketa: aksident, i plagosur, Shkodër