Makina ka përplasur një këmbësore në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë fshatit Sul. Gruaja me iniciale Gj.H. rreth 75 vjeçe ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Korçës.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, 36-vjeçarin me iniciale V.H. Ky i fundit po pyetet për rrethanat e aksidentit.
Ndërsa grupi hetimor shkoi në vendngjarje për të bërë rindërtimin e dinamikës së aksidentit.
Etiketa: aksident, e plagosur, grua, Korce