Lajme

E papritur/E bllokoi Meta,anëtarja e Kushtetueses betohet tek noteri

Zgjedhja e anëtare të rinj të Gjykatës Kush

Zgjedhja e anëtare të rinj të Gjykatës Kushtetuese është kthyer në mollë sherri mes Presidentit-Parlamentit dhe Këshillit të Emerimeve në Drejtësi. Presidenti Ilir Meta refuzoi të zgjedhë Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, nga ana tjetër emri i saj u botua në Fletore Zyrtare duke u bërë automatikisht anëtare. Meta reagoi ashpër duke thënë se KED ka shkelur Kushtetutën.

Por për të mbërritur Arta Vorpsi në dyert e Gjykatës duhej të bënte betimin tek Presidenti. Meta tha dje se ajo është kontrabandë dhe nuk do ta thërrasë për të bërë betimin. Ndërsa sot ndodh e papritura! Arta Vorpsi mësohet se ka bërë betimin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, jo tek Presidenti i Republikës, por tek Noterja. Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe. Ende nuk dihet baza ligjore ku është bazuar Vorpsi për të bërë këtë lloj betimi.


Etiketa: , , ,