Maqedoni

“E Majta” me fushatë kundër regjistrimit të popullsisë

Deputeti i “E Majta”, Borislllav Krmov në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se kjo parti politike do të nis fushatë për shtyrje të procesit të regjistrimit të popullsisë, transmeton Alsat. Krmov theksoi se fillimisht fushata ka të bëj me informim të qytetarëve, deri në siç tha ai “delegjitimitetin e plot”.

“Këtë fushatë do ta udhëheqim nën moton `Nuk e hap derën`. Ne kërkojmë që regjistrimi të prolongohet për 12 muaj, respektivisht për muajin prill të vitit 2022, dhe të gjatë kësaj kohe të miratohet Ligj i ri”, tha mes tjerash deputeti Krmov.

The post “E Majta” me fushatë kundër regjistrimit të popullsisë appeared first on Alsat.