Sport

E konfirmon Napoli, Amir Rrahmani pozitiv me COVID-19 48 orë pasi luajti me Kosovën

Tashmë është e konfirmuar.

Napoli ka bërë të ditur se kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka rezultuar pozitiv pas testit për COVID-19.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai ishte titullarë në gjitha ndeshjet që Kosova i luajti ditë më parë, kundër Shqipërisë, Sllovenisë dhe të mërkurën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ kundër Moldavisë.

Amiri tani do të qëndrojë i izoluar për të paktën 14 ditë dhe do të duhet të dalë të paktën dy herë negativ në mënyrë që t’i bashkohet grupit në stërvitje.

“Në vijim të testit të kryer këtë mëngjes, pas rikthimit nga Kombëtarja e tij, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Futbollisti që s’ka pas kontakt me futbollistët tjerë të skuadrës, do të vetizolohet në shtëpinë e tij”, shkruhet në njoftimin ë Napolit në faqen zyrtare.