Sport

E konfirmon Fenerbahçe, Kemal Ademi do ta zëvendësojë Vedat Muriqin

Kemal Ademi do ta veshë fanellën e Fenerbahces sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar klubi turk përmes rrjeteve sociale, duke treguar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar dhe Baselin.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Lojtari është duke i kryer testet mjekësore para se të kompletojë transferimin te Fenerbahce.

Klubi ynë ka arritur një marrëveshje në parim me sulmuesin 24-vjeçar Kemal Ademi dhe klubin e tij, i cili luan ë Klubin e Bazelit. Lojtari ka arritur në Stamboll për kontrolle shëndetësore“, shkruan Fenerbahce në faqen zyrtare.