Kosovë tjera

E kishte fshehur telefonin në kuletë për t’ia dërguar një të burgosuri, kapet oficeri korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se oficerët korrektues sot kanë arritur që ta parandalojnë futjen e kontrabandës brenda burgut të Dubravës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se oficerët korrektues gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës kanë hetuar se H.L  oficer korrektues në QK Dubravë,  kishte të fshehur në kuleten tij një telefon mobil, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës.

Pas këtij veprimi, i dyshuari është suspenduar nga puna.

“Me të hetuar kete veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç,rast kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.