Showbiz

E bija feston ditëlindjen, urimi plot ndjenjë i Aurela Gaçes: Të quajtëm Grace, sepse…

Sot është një ditë shumë e veçantë për familjen

Sot është një ditë shumë e veçantë për familjen e Aurela Gaçes. Vajza e saj, Grace feston 9-vjetorin dhe nuk kish se si të mungonte një urim plot ndjenjë nga këngëtarja.





Reklamo bizensin tuaj ketu

Aurela ka publikuar një foto të saj në Instagram, duke shkruar se e bija i ka ndryshuar jetën, pasi ajo i ka dhënë fillimisht statusin e nënës.

“9 vjet më parë erdhe në jetën tonë, Grace, Hiri i Perëndisë .
Prandaj të quajtëm kështu, sepse ardhja jote eshte bekim e hir për jetët tona. Më dhe statusin e nënës, më ndryshove jetën. Jetofsh e gëzofsh jetën, gëzimi ynë i parë!”, ka shkruar Aurela.