Showbiz

E bënë të lidhur me modelen simpatike, por “fiksimi” i Ardian Bujupit qenka kjo këngëtare

Këngëtari Ardian Bujupi u përfol kohë më parë për një lidhje me Sabrinë një modele indiane, por që në fakt rezultoi se mes tyre nuk kishte gjë tjetër veç miqësi. Në fakt këngëtari sapo e pranoi publikisht se paska një fiksim dhe ajo është këngëtarja e njohur amerikane Madison Beer.

Fansat i kanë thënë këngëtarit se tashmë e ka ai radhën për t’u martuar dhe ai ka pohuar duke qeshur ndërsa bën tag dhe poston foton në instastory të këngëtares duke treguar se do të martohet vetëm me të. Mesa duket ai jo vetëm që e vlerëson 21-vjeçaren për talentin në muzikë, por njëkohësisht duket se ka edhe një farë tërheqjeje për diçka më shumë.