Kult

‘’E ardhmja jonë’’, ekspozita nga vajzat rome zë vend në Komunën e Prishtinës

Projekti nga UN Women, IPKO Foundation dhe Amb

Projekti nga UN Women, IPKO Foundation dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar synon thyerjen e barrierave dhe luftën ndaj stereotipeve të shoqërisë në përgjithësi, nëpërmjet ekspozitës së titulluar ‘’E ardhmja jonë’’, e cila do të realizohet nga vajzat rome, shkruan KultPlus.

Vajzat rome do të shpalosin pikturat e tyre të bukura përbrenda ekspozitës “E ardhmja jonë”, me ç’rast do të tregojnë se si ato e shohin të ardhmen e tyre si pjesë e shoqërisë tonë. Fuqia e artit është konsideruar pikënisja më e mirë për të drejtat e barabarta dhe qasjen në programet socio-kulturore e edukativo-sportive.

“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tonë është që ta ndërtojmë atë”, thuhet në njoftim përderisa bëhet thirrje që të vizitohet kjo ekspozitë mjaftë domethënëse.

Ekspozita hapet më 6 maj në orën 14:00, në hollin e katit të dytë të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, që njëkohësisht është edhe nikoqire e kësaj ngjarje. / KultPlus.com

The post ‘’E ardhmja jonë’’, ekspozita nga vajzat rome zë vend në Komunën e Prishtinës appeared first on KultPlus.