Showbiz

E akuzojnë për ndërhyrje estetike, reagon Rina Balaj

Reperja Rina Balaj gjatë ditëve të fundit ka qe

Reperja Rina Balaj gjatë ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të këngëve të saj, por edhe për pamjen e saj. Ajo është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, ku shfaqet në super formë.





Disa prej ndjekësve mendojnë se reperja ka bërë ndërhyrje për t’u dukur sa më bukur, por ja si u përgjigjet Rina këtyre akuzave. Përmes një postimi në “Instagram”, reperja ka sqaruar se nuk është e vërtetë, pasi është e gjitha natyrale.

“Ditët e fundit kam marrë shume mesazhe për shkëlqimin tim. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e sjellshme dhe të bukura… të gjithë ju më bëni të bukur vetëm duke më dërguar këto mesazhe pozitive. Gjithashtu, dua të përmend se shkëlqimi im nuk ka lidhje me fillers apo botox, apo ndonjë gjë tjetër që nuk është natyrale.

Jam e gjitha vetja ime dhe unë. Nuk të duhen gjithë ato gjëra për t’u ndjerë e bukur, gjëja e vetme (dhe gjëja më e rëndësishme) është që të ndjehesh e bukur brenda vetes. Në këtë moment reflekton atë çfarë unë kam reflektuar muajt e fundit. Duaje veten!”, ka shkruar Rina.