Lajme

Dyshime rreth vdekjes së 12 vjeçit në Strofc të Vushtrrisë, policia fillon hetimet

F.M. nga Strofci i Vushtrrisë u gjend pa shenja jete nga vëllai i tij. Policia ka nisur hetimet. Familajrët pohojnë që i ndjeri nuk ka pasur probleme shëndetësore.

 

F.M, 12 vjeç, i cili u gjend pa shenja jete nga vëllai i tij, ishte nxënës i klasës së gjashtë në shkollën “Liria”.

Meqë vdekja ndodhi në rrethana të dyshimta me rastin  u mor edhe Policia e Kosovës

Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain -viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion.

Familjarët e 12 vjeçarit mbrapa kamerës i thanë ekipit të televizionit që i ndjeri nuk ka pasur asnjë komplikim shëndetësor.