Kronika e Zezë

Dy vajza të moshës 23 dhe 24 vjeçare kanë humbur jetën nga KOVID-19, njëra pa sëmundje shoqëruese

Dy vajza të moshës 23 dhe 24 vjeçare kanë humb

Dy vajza të moshës 23 dhe 24 vjeçare kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga KOVID-19.

23-vjeçarja ka pasur sëmundje tjera kronike, kanë thënë nga ministria e Shëndetësisë për SDK.mk, ndërsa 24-vjeçarja ka qenë pozitive me KOVID-19 dhe një javë është mjekuar në kushte shtëpiake me antibiotik, në bazë të rekomandimeve nga mjeku amë.

“Për shkak problemeve me frymëmarrjen 24-vjeçarja është paraqitur në spital dhe është hospitalizuar në një nga kovid qendrat. Për shkak përkeqësimit të gjendjes, pacientja në gjendje të rëndë është dërguar në Klinikën për sëmundje infektive, ku është vazhduar me mjekimin intensiv. Pacientja nuk është përgjigjur pozitivisht ndaj terapisë dhe tërë kohën i është përkeqësuar gjendja”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri tani në vendi  tonë nga kovid-19 kanë humbur jetën 3.545 persona. /SHENJA/