Kronika e Zezë

Dy të plagosur në incidentin në Lubosh, policia del me detaje

Në incidentin e përgjakshëm që ka ndodhur gjat

Në incidentin e përgjakshëm që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Lubosh janë lënduar dy persona.

Nga SPB Shkup kanë thënë se rreth orës 13:00 është prishur rendi dhe qetësia publike ndërmjet K.N dhe K.H nga njëra anë dhe N.R dhe M.R nga ana tjetër, ndërsa gjatë incidentit është përdorur edhe armë zjarri.

Si pasojë të lënduar kanë mbetur edhe K.N dhe M.R të cilët janë dërguar në Spitalin e Qytetit për të marrë ndihmën mjekësore.

Katër personat janë siguruar, si dhe makinat e tyre dhe armët, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ngritet kallëzim penal adekuat, kanë njoftuar nga policia. /SHENJA/