Kosovë

Dy spitalet e Kosovës pa asnjë pacient me koronavirus

Pas një kohe të gjatë, Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacient për trajtim me COVID-19.

“Zë shprese dhe inkurajim për ta vazhduar betejën, e cila nuk fitohet dot pa angazhim e kujdes gjithëshoqëror”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së

Rastet me koronavirus kanë shënuar rënie të madhe kohëve të fundit në vend, por kjo është vërejtur edhe në nivel global.