Lajme

Dy persona në të 50-at vdesin nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1,057 mostra, prej të cilave 234 raste kanë rezultuar pozitive ndërsa janë shëruar 420 pacientë.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes nga COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç).

Nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.

Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 125 raste, Prizren 31 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Vushtrri 9 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 6 raste, Malishevë 4 raste, Podujevë 4 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Kamenicë, Kaçanik, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.