Sport

Dy ndeshjet në Superligë sot, mbarojnë pa gola

Në kuadër të gjiros së gjashtë në Superligën e

Në kuadër të gjiros së gjashtë në Superligën e Kosovës, të dielen janë zhvilluar dy ndeshje, derbi i Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit, dhe ndeshja tjetër mes Trepça ’89 dhe  Feronikelit, të dyja takimet mbaruan pa gola, njofton Insajderi.

Derbi i qytetit të Gjilanit, mes Dritës kampion dhe Gjilanit nënkampion ka përfudnuar pa gola. Pas gjashtë gjirosh, Gjilani ka nëntë pikë në tabelë, ndërsa pas katë ndshjeve të zhvilluara ka 10 pikë në tabelë dhe ndodhet në pozitën e dytë, pas Ballkanit që ka 16 pikë pas gjashtë javëve.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndeshja tjetër e kësaj jave, në Superligë, që përfundoi pa gola, është takimi i zhvilluar në Mitrovicë, mes Trepçës ’89 dhe skuadrës nga Drenasi, Feronikelit.

Skuadra nga Mitrovica, pas pesë ndeshjeve ka gjashtë pikë, ndësa Feronikeli pas pesë ndeshjeve ka pesë pikë. /Insajderi.com