Sport

Dy kampionët i kërkojnë punë në ministri/ Ja premtimi i Ramës live për Çaljan dhe Smajlaj

Surpriza e mbremjes ne emisionin ‘’Opinion

Surpriza e mbremjes ne emisionin ‘’Opinion ‘’ të Blendi Fevziut ku ishte i ftuar Kryeministri Rama, ishte video mesazhi i dy kampioneve shqiptarë, Briken Calaj dhe Izmir Smajlaj, ku i kërkuan shpërblim për medaljet e fituara, si dhe punësim në Ministrinë e Brendshme ose atë të Mbrojtjes, siç parashikon ligji. Rama ka premtuar se si Calaj ashtu dhe Smajlaj do të jenë kontigjent i Ministrisë së Mbrojtjes dhe kërkesat e tyre për punësim do të jenë në proces.





KËRKESA E BRIKEN ÇALJAS

“Përshëndetje Z.Kryeministër! Jam Briken Calja, kampion i Europës për vitin 2018-2019. Jam fitues i 4 medaljeve të arta, 2 argjendta si dhe në kampionatin Botëror kam fituar medaljen e bronzit. Shteti shqiptar nuk mi njeh medaljet dhe nuk më ka shpërblyer sipas vendimit të Këshillitë të Ministrave. Unë kërkoj me të drejtë zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, në të kundërt unë jam i gatshëm që të heq dorë nga fanella e ekipit kombëtar, gjithashtu edhe nga medaljet e fituara në arenën kombëtare. Një nga problemet që po has është dhe mundësia e punësimit. Vendimi thotë se unë duhet të punësohem pranë ministrisë së Brendshme, ose të mbrojtjes. Unë po kërkoj thjesht zbatimin e vendimit”, shpreh Calja në video-mesazhin drejtuar kryministrit.

KËRKESA E IZMIR SMAJLAJT

“Përshëndetje unë jam Izmir Smajlaj! Kampion Europe i atletikës, në kërcim së gjati në vitin 2017. Unë nga kryeministri kërkoj që të zbatohet ligji për sportistët elitar. Ka bërë ligj perfekt, por që nuk është duke u zbatuar. Sportistat elitar duhet të futen o në ministrinë e mbrojtes, o në atë të brendshme. E kam çuar kërkesën, por ka ardhur përgjigja negative. Duhet të bëhet një ligj për sponsorizimin, sepse nuk ecet duke iu thënë njerëzve që të na sponsorizojnë për të ecur përpara. E treta janë kushtet e stërvitjes. Unë kam 3 vjet që së bashku me trajnerin sfidojmë të pamundurën. Na duhet një pistë e mbyllur për atletikën. Nuk kemi ku të bëjmë stërvitje në dimër. Kërkoj ato që do të kërkonte kryeministri pot ë ishte akoma sportist”, u shpreh Smajlaj në video-mesazhin e tij, drejtuar Ramës.

PËRGJIGJIA E RAMËS

“Faleminderit për komplimentin që më bëri, por unë s’do kisha shans t’i kërkoja këto, se nuk do dilja as kampion Europe, as kampion Bote. Për rastin e Brikenit, ka një kuadër shumë të qartë ligjor. Nuk e kemi shpikur ne, është i komitetit olimpik. Brikeni e ka marrë shpërblimin. Nëse del pa problem nga antidoping, do të marrë dhe shpërblimin tjetër, por, shpërblimet jepen për medaljen e artë. Ai ka dalë kampion në shkëputje, por jo në shtytje. Ndërkohë që shpërblimi jepet për medaljen që i korrespondon vendit të parë. Kështu funksionon në të gjithë botën. Për sa i përket punësimit, për të 2 është në proces punësimi në Ministrinë e Mbrojtjes. Të dy do të jenë kontingjent i ministrisë së mbrojtjes. Çfarë kemi bërë ne për sportin në 6 vjet, nuk i kanë bërë të gjitha qeveritë. Unë nuk kam shkop magjik”, u shpreh Rama