Showbiz

Dy javë me dhimbje dhe pa gjumë”/ Sara Hoxha poston foto me djalin

Prej dy javësh Sara Hoxha dhe Ledion Liço, u

Prej dy javësh Sara Hoxha dhe Ledion Liço, u bënë prindër për herë të dytë, lajmin e ka bërë të ditur Sara në një postim në Instagram ku na tregon lumturinë e pafund mes dy djemëve të saj. Vogëlushi është pagëzuar me emrin Roman, pas djalit të parë London këtë herë çifti zgjodhi qytetin e Romës ku Sara ka jetuar disa vite më parë dhe si ajo dhe Lori kanë treguar shpeshherë dashurinë e tyre për kryeqytetin italian nga ku kanë kujtime të shumta.





Sara shprehet se këto dy javë kanë qenë të mbushura me netë pa gjumë, dhimbje fizike, por më së shumti me dashuri. “Dy javë si një familje prej katër anëtarësh.Kanë qenë dy javë të lodhshme me netë pa gjumë, dhimbje fizike, dyshim në vetvete por më e rëndësishmja, me shumë dashuri. Çdo ditë zgjohem jashtëzakonisht mirënjohëse për familjen time”-shkruan Sara në Instagram.