Një banesë në Durrës, është shkërmoqur nga flakët mëngjesin e sotëm. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shpërthimi i një bombole gazi në orën 06:30 në katin e dytë të banesës së Fetah Barotit ka sjellë shkatërrimin total të kësaj të fundit.
Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shpëtimi i zotit të shtëpisë, i vetëm në ato momente dhe i zënë nga inertet brenda.
Dyshohet se bombola e gazit ishte lënë hapur dhe lënda ishte përhapur në të gjithë banesën.
Etiketa: sauk, shkaterrohet banesa, shperthim gazi