Lajme

Durrës/ Rrjetat e peshkatarëve nxjerrin trupin e pajetë të një njeriu

Një kofomë e dekompozuar është gjetur mëng

Një kofomë e dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth 6 milje nga Bishti i Pallës në Durrës. Trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det.

Kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ teksa kthehej nga gjuetia e peshkut. Pasi kanë pikasur kufomën personat që ishin në peshkarexhë e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë në breg.

Ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar identitetin dhe shkaqet e vdekjes.


Etiketa: , , ,