Lajme

Durrës/ Fliste me kamer, përplaset dhe humb jetën këngëtari (Emri)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka nd

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, në Durrës.

Një makinë tip ‘Renault Clio’ me targa AA477YN ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën Erjon Beli.

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte viktima çka ka bërë qa ai të humbasë kontrollin e automjetit.

Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me vëllain e tij i cili për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Mësohet se Beli ishte kthyer nga Italia një ditë më parë ku kishte qenë për të vizituar familjen e tij.

Mësohet se i ndjeri ishte nga Kavaja, dhe punonte si këngëtar në lokale nate.

renault clio

Në momentin e aksidentit , i riu dyshohet se po fliste live me kamer në celular me një person tjetër. Kjo është pista kryesore ku policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.


Etiketa: , , ,