Lajme

Durrës/ Dyshohet se “motoristin e picave” e vranë, nuk u aksidentua

Detaje tronditëse janë publikuar në media për aksidentin tek “Ura e Dajlanit”, ku u raportua se një motorist picash u aksidentua dhe për pasojë ndërroi jetë. Dyshimet janë shtuar në pistën e vrasjes.

Sipas Panorama, dyshohet se viktimën e kanë hedhur nga një automjet në lëvizje dhe se personi ende i paidentifikuar, ka shenja dhune në trup. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Një tjetër media raporton se viktima, nuk ishte motorist picash, por një kalimtar i cili u përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën.

Kujtojmë se pak më parë një aksident ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, ku u plagosën dy drejtuesit e mjeteve, të cilët u transportuan me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE: 

Aksident i rëndë në Durrës, vdes motoristi i picave

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, dy të plagosur (DETAJE)


Etiketa: , , , , ,