Lajme

Durrës/ Dhunohet fizikisht një fëmijë 18 muajsh, procedohet pronari i kopshtit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën e kal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën e kaluar në Durrës. Një fëmijë 18 muajsh është dhunuar fizikisht në një prej kopshteve private të lagjes periferike “Çezma e Ferrës”.

Rasti është denoncuar nga nëna e vogëlushes dhe u bë publik nga Policia e Durrësit vetëm këtë të enjte.

Është proceduar penalisht  pronari i kopshtit, Gëzim Dervishi, 61 vjeç. Ndërkohë, dyshohet se ka qenë një edukatore ajo që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vogëlushes, ndonëse ushtrimin e dhunës e ka marrë përsipër 61-vjeçari.

Që të shtunën ka ndodhur, dita e dytë në çerdhe. Kishte shenja në fyt, në shpinë. Në kopsht janë dy edukatore dhe pastruesja. Vajza trembet natën”, tregoi gjyshja për News 24.

Ajo gjithashtu tha se pronari i kopshtit ua kish ulur pagesën nga 80 mijë lekë të vjetra në 60 mijë në muaj. Vogëlushja e dhunuar jeton me nënën e saj dhe gjyshen në kushte të rënda ekonomike, në një apartament me qira.


Etiketa: , , ,